Aktualitet

'Po luajnë me ne'/ Banori i Bërxullës: Me çmimin e 1 kile vaj po shpronësojnë tokat tona

Banorët kanë tentuar më tej të kalojnë në rrugë, ku janë përplasur edhe me kordonin e forcave policore të cilët nuk kanë mundur të ndalojnë banorët e zonës të bllokojnë rrugën që të dërgon drejt aeroportit të Rinasit.

5 Shkurt 2023, 11:38 Nga A.B
'Po luajnë me ne'/ Banori i Bërxullës: Me çmimin
Banori

TIRANË- Tallje e quajnë banorët e Bërxullës shpronësimet e tokës dhe vlerësimit që iu është bërë. Sot, gjatë protestës kundër projektit të aksit Thumanë- Kasharë i cili prek pronat dhe banesat e tyre, banorët janë shprehur se çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

'Beteja jonë mos të duket çudi, vetëm të vdekur i lëmë, nuk ka shans të merren pa marrëveshjen me ne. Kjo rrugë do ketë lapidar pa fillimin e ndërtimit. Do ndërtohet ditën e do shembet natën, do ketë fatin e kalasë së Shkodrës. Ligji thotë që 1 vit përpara duhet bërë inventarizimi i pronave. Do vijojmë me masat ekstreme, kemi 4 muaj që bëjmë thirrje”, tha banori.

'Mua nuk më preket toka, më vihet tensioni i lartë në shtëpi. Këta luajnë me ne, për një cmim sa 1 kile vaj shpronësojnë tokën.'- tha qytetari.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll