Aktualitet

Tiranë/ 37-vjeçari dhunon nënën e tij, një tjetër kërcënon me armë zjarri, arrestohen 4 persona në Tiranë

5 Shkurt 2023, 11:15 Nga a.l
Tiranë/ 37-vjeçari dhunon nënën e tij, një
Policia

TIRANË- 

Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. Q., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. A., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin F. A., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.
-
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. K. (K)., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur dyshohet me armë zjarri shtetasin A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll