Aktualitet

Temperatura -8 gradë Celsius/ Korça 'pushtohet' nga i ftohti, ja akset e bllokuara nga dëbora

Trashësia e dëborës ka qenë nga 5 deri në 10 centimetra, ndërsa temperatura mesatare gjatë natës ka qenë -8 gradë Celsius.

5 Shkurt 2023, 10:47 Nga a.l
Temperatura -8 gradë Celsius/ Korça 'pushtohet' nga i
Dëborë në Korçë

KORÇË- Reshjet të dendura dëbore kanë përfshirë qarkun e Korçës gjatë mbrëmjes duke ulur ndjeshëm temperaturat.Trashësia e dëborës ka qenë nga 5 deri në 10 centimetra, ndërsa temperatura mesatare gjatë natës ka qenë -8 gradë Celsius.

Reshjet raportohet se kanë prekur akset: Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik dhe rrugët pranë Dardhës. Mësohet se janë marrë masat e nevojshme për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve duke u angazhuar 10 mjete borëpastruese. Ndërsa mjetet e udhëtarëve janë këshilluar të përdorin gomat dimërore.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll