Aktualitet

Iu vodhën biçikletat teksa bënin foto, kthehen në kohë rekord, “Shqiponjat e Fierit” falenderime pa fund nga gjermanët

17 Shtator 2019, 11:32 Nga DOSJA
Iu vodhën biçikletat teksa bënin foto, kthehen në

FIER– Forcat “Shqiponja” i kanë kthyer biçikletat në kohë rekord dy turistëve gjermanë, të cilat ishin vjedhur nga një 19-vjeçar.

Fillimisht autori u ndoq nga Policia, por arriti që t’i largohej efektivëve dhe të humbte gjurmët. 

Ka qënë një qytetar që kishte parë momentin e vjedhjes, i cili njoftoi policinë për vendndodhjen e të riut.  Ndjekja ka filluar sërish dhe ka qënë pikërisht ky momenti kur autori braktisi biçikletat për t’i shpëtuar efektivëve blu.

Mjetet iu kthyen dy pronarëve, të cilat nuk i kursyen falendërimet për “Shqipnjat” e Fierit.  Tashmë në kërkim nga Policia është shpallur 19-vjeçari me inicale K. M.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Policia e Fierit falë bashkëpunimit me qytetarët u gjen në kohë rekord dy turistëve biçikletat që u kishte vjedhur një 19-vjeçar

Gjatë ndjekjes nga Policia autori mundi të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në zonën e quajtur “Azotiku”, një shtetas u kishte vjedhur biçikletat dy turistëve gjermanë, duke shfrytëzuar momentin kur këta të fundit ishin duke filmuar.

Një qytetar, i cili kishte parë momentin e vjedhjes, njoftoi policinë dhe menjëherë drejt vendngjarjes u nis njësia “Shqiponjat”, e cila u vu në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori braktisi biçikletat në lagjen e romëve dhe arriti të largohet. Policia po punon për kapjen e shtetasit K. M., 19 vjeç dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Shërbimet e Policisë “Shqiponjat” u kanë dorëzuar biçikletat turistëve gjermanë, të cilët kanë falënderuar Policinë për gjetjen e tyre.

Policia e Fierit falënderon qytetarin për besimin, bashkëpunimin dhe reagimin qytetar, pasi raste të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në imazhin e vendit dhe fton cilindo që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 ose në “Komisariatin Dixhital”, duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier forcat shqiponja fier forcat shqiponja

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2019, 09:40

TIRANË– Një 30-vjeçar nga qyteti i Burrelit rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Bëhet fjalë për Algert Kolecin, i cili prej më shumë se 72 orë nuk ka ...