Aktualitet

Burg se trafikoi shqiptarët, 35-vjeçari nga Irlanda: Ma kërkoi një shok si favor

17 Shtator 2019, 09:44 Nga DOSJA
Burg se trafikoi shqiptarët, 35-vjeçari nga Irlanda: Ma kërkoi

BRITANI E MADHE- Edward McDonagh është dënuar me 21 muaj burg pasi u përpoq të kontrabandonte katër emigrantë shqiptarë me një makinë.

McDonagh tha se ai po e sillte grupin prej 5 personash në Britani nga qyteti i Dublinit në Holyhead pasi një mik i kishte kërkuar një favor.

“Vendosa që t’i shoqërorja pasi ma kërkoi një mik si favor, por nuk njihja asnjërin prej tyre,”-tha i burgosuri.

Ndërsa avokati i tij Desmond Lennon, tha se klienti i tij kishte kërkuar që të bënte para të thjeshta pasi kishte katër fëmijë me probleme shëndetësore.

“Kishte një tundim për të marrë para të lehta. Kjo ishte një sipërmarrje që kurrë nuk do të kishte sukses … Ishte një vendim shumë keq i gjykuar keq.”

Megjithatë asgjë nuk e ndryshoi mendimin e trupës gjykuese, e cila vendosi që të çonte në burg 35-vjeçarin nga Irlanda. 

Marrë nga BCC

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edward mcdonagh shqiptaret ne angli edward mcdonagh shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2019, 09:40

TIRANË– Një 30-vjeçar nga qyteti i Burrelit rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Bëhet fjalë për Algert Kolecin, i cili prej më shumë se 72 orë nuk ka ...