Aktualitet

Tunden sërish prangat pas vrasjes së Santiagos, kush e ka radhën për t’u arrestuar nga ‘ushtria’ e klanit Duka

17 Shtator 2019, 09:21 Nga DOSJA
Tunden sërish prangat pas vrasjes së Santiagos, kush e ka radhën

TIRANË– Arrestime të reja pritet të ndodhin në ditët në vijim për vrasjen e ish-efektivit të policisë së Tiranës, Santiago Malkos.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se hetimi për vrasjen misterioze ende vijon nga ana e autoriteteve dhe se në ditët në vijim do të ketë arrestime të tjera pas atij të Blendi Tetës.

Provat e mbledhur nga Prokuroria dëshmojnë për një plan të mirëorganizuar dhe për një “ushtri” prej 7 personat të përfshirë, anëtarë të një grupi kriminal në Tiranë, i njohur si klani “Duka”.

Deri më tani është arrestuar si Blendi Teta si person në dijeni, ka patur me ekzekutorët e ish-policit Santiago Malko.

Ky grup kriminal, i cili po fiton terren dita-ditës në Tiranë dyshohet se fshihet pas ekzekutimit me 10 plumba të ish-efektivit të policisë Santiago Malko mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Xhamllikut.

Santiago Malko, ish-polic ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

Ky i fundit u qëllua me mbi 10 plumba teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMËX5”. Prokuroria dhe policia e Tiranës gjatë kësaj kohe kanë mbledhur prova që të krijojnë bindjen se disa prej anëtarëve të këtij grupi, kanë marë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko klani duka arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko klani duka

Sondazh

Poll