Aktualitet

Nis beteja ligjore për “Kardhiq-Delvinë”, Kompania Gjoka padit ARRSH në Prokurori: Është bërë korrupsion, shteti na d

17 Shtator 2019, 11:04 Nga DOSJA
Nis beteja ligjore për “Kardhiq-Delvinë”, Kompania Gjoka

TIRANË– Kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurori ndaj drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qatos.

Në një prononcim për mediat, avokati i firmës pretendon se ARRSH-ja ka skualifikuar nga gara për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë padrejtësisht kompaninë, e gjitha kjo për të favorizuar një firmë tjetër.

Avokati nuk ka lënë pa përmendur as inspektimin tek rruga e Arbërit, për të cilin u shpreh se ishte thjeshtë një “shëtitje” e inspektorëve.

“ARRSH deklaron se “Gjoka” është kontrolluar dhe rezulton se ka gënjuer për të fituar rrugën e Arbërit. Ne s’kemi marrë asnjë qindrakë për asnjë punë të pakryer.Shteti ne na detyrohet 7 miliardë lekë.  Inspektimi është i qëlllimshëm nga Qato për të hequr tenderin e Kardhiqit. Kompania nuk është informuar për inspektimin në mënyrë që edhe të paraqisnim provat tona. Sa i përket punimeve në rrugën e Arbërit tuneli është shpuar por konsiderohet shkelje sespe nuk është asfaltuar. Është bërë korrupsion nga drejtoresha e ARRSH. Janë 4.2 milionë euro të marra në mënyrë të padrejtë më shumë sesa do e kryenim ne veprën publike. Ne kemi thënë; që ekziston vepra penale e korrupsionit. Kjo nuk do të thotë se ska vepra të tjerë, si pabarazia në tendera,”-tha avokati para mediave.

ARRSH kërkoi nisjen e hetimit për kompaninë “Gjoka construction”, pasi sipas ARRSH, kjo firmë ka paraqitur të dhëna fiktive, për tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7’ dhe që u anulua nga Balluku.

Pas akuzave të Qatos, kompania ” Gjoka Construction” ka njoftuar se do të padisë drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato për prishje me qëllim të imazhit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku rruga e arbrit skandali me gjoka construksion sonila qato tenderi kardhi belinda balluku rruga e arbrit skandali me gjoka construksion sonila qato tenderi kardhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2019, 09:40

TIRANË– Një 30-vjeçar nga qyteti i Burrelit rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Bëhet fjalë për Algert Kolecin, i cili prej më shumë se 72 orë nuk ka ...