Aktualitet

Dhunoi me sëpatë nusen e xhaxhait dhe e hodhi në kanal, dalin ‘bëmat’ e të zhdukurit Algert Koleci, tentativë vrasjeje

17 Shtator 2019, 10:34 Nga DOSJA
Dhunoi me sëpatë nusen e xhaxhait dhe e hodhi në kanal, dalin

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të kaluarën e Algert Kolecit, 32-vjeçarit nga Burreli që rezulton i zhdukur prej katër ditësh. Koleci, i cili rezutlon të jetë mbështetës në fushatën e Partisë Socialiste është një emër mjaft i njohur për Policinë e Shtetit.

32-vjeçari rezulton të jetë i arrestuar dy herë dhe për njërën nga ngjarjet Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg” për Algert Kolecin. Ky i fundit rezulton të jetë i përfshirë në një tentativë vrasjeje, ngjarje e ndodhur në datën 23 shtator të vitit 2018.

Algert Koleci 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz së bashku me një 17-vjeçar me inicialet J.D, ka tentuar të vrasë me thikë një 20-vjeçar. Ata e kanë goditur dhumë herë me thikë të riun, i cili fatmirësisht ka shpëtuar.

Gjithashtu po në muajin shtator të një viti më parë, Algert Koleci në bashkëpunim me të vëllanë, Admir dhe të atin Mehdi ka dhunuar me sëpatë nusen e xhaxhait Qefsere Kolecin.

Si ndodhi ngjarja

Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në fshatin Armathë të Manzë në Durrësit dhe prej kohësh kanë pasur një konflikt pronësi. Për rreth 5 vitesh, familja e Medi Kolecit kishte kthyer një hapësirë që shërbente si rrugë, në ullishte.

 Për shkak se ky veprimi i kishte bllokuar kalimin për në tokën e saj, e dhunuara Qefsere Koleci kishte bërë kërkesë në IKMT dhe një mëngjes shtatori forcat e IKMT Durrës shkuan për të prishur ullishtën e 61- vjeçarit Medi Koleci.

Kështu do t’i hapej rruga 55-vjeçares por kjo ngjarje ka sjellë dhunën në familje.

Mehdi Koleci së bashku me dy djemtë e tij, Admir dhe Alger kanë kundërshtuar forcat e INUK dhe të policies. Ata u shoqëruan në komisariat ku qëndruan gjithë natën.

Por mëngjesin e ditës së nesërme, Mehdiu së bashku me dy djemtë shkruan në banesë dhe u zunë me kunatën e 62-vjeçarit, Qefsere Kolecin.

Sipas burimeve nga policia në njoftimet zyrtare të para një viti, është Algeri Koleci, i cili tashmë rezulton i zhdukur ai që ka goditur 55-vjecaren (nusne e xhaxhait) me sëpatë dhe e ka hedhur në kanal.

Djali i të dhunuar tregoi në atë kohë në polici, se 32-vjeçari nga Burreli i kishte marrë edhe telefonin nënës së tij, në mënyrë që kjo e fundit të mos njoftonte policinë.

Medi Kolecit dhe dy djemtë e tij u shpallën në kërkim nga Policia e Durrësit në lidhje me këtë ngjarje. Para dy muajsh, 62-vjeçari dhe njëri prej djemve, Admiri, ranë në pranga. Ndërsa Algert Gjoka u shpall në kërkim.

Ndërkohë, ditën e sotme Dosja.al raporti se Algert KOleci rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Kontakti i fundit që 32-vjeçari ka pasuer me familjen ka qenë një emsazh që i ka dërguar të motrës. “Po më ndjek mafia ruse,”- shkruhet në mesazhin që 30-vjeçarja E.Koleci ka dorëzuar edhe në polici, ku ka vënë alarmin për zhdukejn e të vëllait.

Koleci rezulton i përfshirë në fushatën e Partisë Socialiste, bazuar në profilin e tij në Facebook.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet algert koleci e shkuara e algert kolecit zhduket algert koleci algert koleci e shkuara e algert kolecit zhduket algert koleci

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2019, 09:40

TIRANË– Një 30-vjeçar nga qyteti i Burrelit rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Bëhet fjalë për Algert Kolecin, i cili prej më shumë se 72 orë nuk ka ...