Aktualitet

Kirurgët e spitalit Durrës të kufizuar, pritet të lejohen 3 operacione në ditë, si po favorizohen klinikat private

17 Shtator 2019, 08:53 Nga DOSJA
Kirurgët e spitalit Durrës të kufizuar, pritet të lejohen 3

Durrës– Kirurgët e Spitalit Rajonal Durrës njoftuan mëngjesin e sotëm për një protestë të planifikuar nga ana e tyre, por ajo nuk është zhvilluar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak i mos zhvillimit të kësaj proteste është bërë thirrja e tyre në drejtori për të shprehur shqetësimet e tyre.

Dhe pikërisht, sipas burimeve, kirurgët do të jenë të “kufizuar” në ushtrimin e punës së tyre, duke ju lejuar, me planifikim vetëm 3 operacione në ditë, pavarësisht se në këtë spital janë rreth 15 kirurgë, që praktikisht dalin jashtë funksionit, nëse ky vendim do të kthehet në praktikë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije, se ky ka qenë dhe shkaku i lajmërimit të kësaj proteste, që mbeti në tentativë këtë mëngjes.

Ndërsa pritet ne vijim, nëse do të ketë sërish “ngritje” zëri apo do të dështojë kauza e tyre, duke pranuar këtë vendim, absurd dhe që favorizon hapur klinikat private që operojnë përreth spitalit rajonal Durrës.

Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kirurgët e durrësit të kufizuar klinikat private në durrës spitali durrës kirurgët e durrësit të kufizuar klinikat private në durrës spitali durrës

Sondazh

Poll