Aktualitet

17 Shtator 2019, 09:40 Nga DOSJA

TIRANË– Një 30-vjeçar nga qyteti i Burrelit rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Bëhet fjalë për Algert Kolecin, i cili prej më shumë se 72 orë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e tij.

E shqetësuar nga zhdukja e të vëllait, motra e Kolecit, 30-vjeçarja E., është drejtuar në polici, në orën 12 të natës. Në gjendje të dëshpëruar dhe duke qarë, Koleci është shprehur përpara efektivëve së vëllai i saj mund të jetë në rrezik për jetën.

“Im vëlla mund të jetë në rrezik jete. Jam e dëshpëruar, nuk duroj dot më,”– mësohet të ketë thënë Koleci.

Ajo i ka treguar policisë edhe mesazhin e fundit që ka marrë nga i vëllai, Algerit. “Po ndiqem nga mafia ruse,”– tregon vajza se shkruhej në atë mesazh që i ka ardhur në orën 19:40, nga i vëllai. 30-vjeçarja tregon se Algert Koleci e ka informuar edhe policinë për këtë kërcënim që i ka ardhur.

Po kush është Algert Koleci?

Algert Koleci, 32-vjeç, lindur në Burrel rezulton i fejuar me një vajzë, V.. Bazuar në profilin e tij në Facebook, Koleci rezulton i angazhuar me Partinë Socialiste, dhe tejet aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kandidonte Agron Malaj.

32-vjeçari rezulton se është njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja si edhe komunikon në turqisht. Ai ka udhëtuar në shumë vende, përfshirë edhe Rusinë.

 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burrel zhduket algert koleci burrel zhduket algert koleci

Sondazh

Poll