Politike

Boçi: Kemi mbledhur 45 firma, do kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor për takimet e Ramës me zyrtarin e FBI

Boçi tha se nuk do ta ndalin aksionin e tij edhe pse Rama nuk shkoi në kuvend për të folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

2 Shkurt 2023, 14:13 Nga A.B
Boçi: Kemi mbledhur 45 firma, do kërkojmë ngritjen e
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi bëri të ditur se kanë mbledhur rreth 45 firma nga deputetët e PD-së për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Berishës, Boçi tha se nuk do ta ndalin aksionin e tij edhe pse Rama nuk shkoi në kuvend për të folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

"Kanë refuzuar mocionin me debat sikurse kanë bërë javën e kaluar. Kanë refuzuar pjesëmarrjen në interpelancë, por aksioni ynë nuk përfundon këtu. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Janë mbledhur mbi 45 firma. Kreu i grupit të PS ka deklaruar që kërkesa do refuzohet ndërkohë që gjykata kushtetuese është shprehur qartë që ngritja s’mund të ndalohet nga Parlamentin", tha Boçi.

luciano boci

Sondazh

Poll