Politike

Takimet me 'McGonigal'/ Balla: E kam takuar kur ishte ish-agjent, mund të qëllojë të takojmë disa zyrtarë që kanë probleme

Për gazetarët ai tha se takimet me të janë zhvilluar vetëm kur McGonigal doli nga detyra.

2 Shkurt 2023, 13:26 Nga A.B
Takimet me 'McGonigal'/ Balla: E kam takuar kur ishte ish-agjent, mund
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme për takimet me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Për gazetarët ai tha se takimet me të janë zhvilluar vetëm kur McGonigal doli nga detyra.

Pyetje: Zoti Cuci ka deklaruar se nuk e ka takuar McGonigal per te diskutuar per bashkepunimin mes agjencive ligjzbatuese. Cili nga ju gënjen?

Balla: Edhe unë e kam takuar në cilësinë e tij të postit zyrtar që ka mbajtur, kur ka qenë, jo në cilësinë e ish. Cdo zyrtar shqiptar, kushdo të kishe qenë e ti kërkohej një takim do e priste në takim. Nuk shoh asnjë kontradiktë, mund të qëllojë të takojmë një zyrtar tjetër e pas disa vitesh mund të rezultojë të ketë probleme me drejtësinë, do mbajmë ne përgjegjësi?

taulant balla

Sondazh

Poll