Politike

'Ka vendosje të policisë'/ Boçi: Rama kërkon mbrojtje, tentoi t'i mbyllte gojën opozitës! Ai është në ALARM

Boçi u shpreh se me mosprezencën e tij në Kuvend, Rama tregon se ka frikë dhe është nën alarm. 

2 Shkurt 2023, 12:59 Nga A.B
'Ka vendosje të policisë'/ Boçi: Rama kërkon
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaron se kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbrojtjen e policisë. Pas përfundimit të Kuvendit, Boçi u shpreh se me mosprezencën e tij në Kuvend, Rama tregon se ka frikë dhe është nën alarm. 

'Ka një vendosje të furgonave të policisë, Rama kërkon mbrojtjen policore. Të gjithë burracakët kanë të njëjtën pamje dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë. Duke u fshehur vijojnë me goditje të kundërshtarit, tentoi t'i mbyllte gojën opozitës. Eshtë shmagur me urdhër të tij ky mocion. Këto veprime tregojnë alarmin e tij, që Rama është zhytur 

Cështja janë takimet e Ramës, në bisedat e tyre private apo intime të thella. Zoti Ceno ka funksionin e tij, nëse do dalim tek ajo fajin e ka Saliu, kemi nevojë të qeshim.. mua më pëlqen që ti vazhdon me zotin Ceno. Faktet janë 14 herë përmendja e Ramës. Tradhëtia është e fortë. 

Vazhdon marrja e firmave, do ta nxjerrim nga vrima ku është futur. Do i përgjigjet të gjitha akuzave. Rama ka korruptuar të gjithë, mediat, ekonominë, drejtësinë dhe tenton të korruptojë parlamentin.'- tha Boçi.

luciano boci seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll