Politike

Pse mungoi Rama? Balla: Ka një axhendë, ai është në detyrë duke ndjekur interesin e madh

Balla u shpreh se Rama ka një axhendë të ngjeshur mirëpo pavarësisht kësaj, ai vijon të ushtrojë kompetencat e tij. 

2 Shkurt 2023, 13:12 Nga A.B
Pse mungoi Rama? Balla: Ka një axhendë, ai është në
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët për kryeministrin Edi Rama dhe për faktin që ai mungoi edhe sot në Kuvend. Balla u shpreh se Rama ka një axhendë të ngjeshur mirëpo pavarësisht kësaj, ai vijon të ushtrojë kompetencat e tij. 

Taulant Balla: Ishte një seancë që cdo qytetar e kupton se kemi të bëjmë me një opozitë që nuk ka asnjë lloj interesi. Baza ligjore, lidhet me kushtetutën, me ligjet, që në nenin 6 i jep të drejtën e delegimit. Ka dhe një traditë të konsoliduar. Duhet të kuptoni se deputetet e opozitës, foltoristja, nuk kanë interes për t'i shkuar kësaj cështje. Aty janë ngritur lloj lloj akuzash, folën ne emër të drejtësisë amerikane. 

Pyetja: Cila është arsyeja se përse Rama mungon?

Balla: Më lejoni të flas, ju jeni të nxehur. Kryeministri ka një axhendë. Sot votuam atë që ishte pengesa e fundit, kryeministri i Shqipërisë është në detyrë duke ndjekur interesin e madh. E vërteta është se ne kemi axhendën tonë, kalonte akti normativ, sot dhe jo të enjten që vjen s'ka seancë, ai do të ushtrojë kompetencat e veta.  

taulant balla seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll