Politike

Kryemadhi: Rama s'shpëton! 'Grand subpoena' do vijë ta kapë e ta pyesë për McGonigal. Puna për protestën e 11 shkurtit vijon

Kryemadhi thotë se McGonigal ka përdorur emrin e simbolet e një institucioni të rëndësishëm në SHBA për të ushtruar presion.

2 Shkurt 2023, 12:54 Nga F.M
Kryemadhi: Rama s'shpëton! 'Grand subpoena' do vijë ta
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se ajo që ndodhi sot në Kuvend ka treguar që paratë e shqiptarëve shkojnë për të ushqyer të korruptuarit, referuar dosjes së ish-agjentit Charles McGonigal. Në një prononcim për mediat pas seancës në Kuvend, Kryemadhi thotë se McGonigal ka përdorur emrin e simbolet e një institucioni të rëndësishëm në SHBA për të ushtruar presion.

Pjesë nga prononcimi:

Është diktatura politike që tregon se paratë e shqiptarëve kanë shkuar në xheap e McGonigal. Paratë që u janë hequr pensioneve e pagave dhe kanë shkuar për Mcgonigal. Ai ka përdorur emrin e simbolet e një institucioni të rëndësishëm në SHBA për të ushtruar presion. Kemi një kryetare parlamenti që u fye dhe përjashtoi zotin Bardhi se i tha kukull, ne kur duam teë lavdërojmë një femër, i themi sa e bukur është bërë, si një kukull. Pra nuk ishte fyerje. 

Ju pamë shumë pasive?

Isha vëzhguese, unë vëzhgoj mirë dhe vazhdoj. Unë kam votuar dhe për prezencën. Mua më kanë hequr të drejtën e fjalës. Të gjitha këto mblidhen. Nuk mbaj mend të jetë deleguar ndodnjë interpelancë, po të jetë për delegim, të delegojmë dhe të tjerat. Ai delegon firmën, siç është projekti për Portin e Durrësit. Janë dy gra që kanë firmosur për Durrësin, ndërsa me Alabbarin ka firmosur Besart Kadia. 

Maxhoranca, nëse ka pasur dy fije tru nuk i ka më, i ka humbur për shkak të problemeve që ka me drejtësisnë. Grand subpoena, nuk i shpëton dot Rama drejtësisë, do t'i vijnë prokurorët do ta pyesin, do ta kapin dhe do ta çojnë atje që të përgjigjet. Grupet e partive kanë filluar punët. Ka një reagim të shoqërisë, unë them se të gjitha janë në dorë të sistemit të drejtësisë. Një parlament që përdor fuqinë e kartonave, siç janë blerë gjërat e tjera ashtu blihen dhe kartonat e deputetëve. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll