Politike

Balla i paraprin kalendarit të Kuvendit: S'ka seancë të enjten e ardhshme, kemi axhendën tonë. Rama e di vetë kur vjen

Arsye nuk dha. Përsa i përket mungesës së kryeministrit Edi Rama, Balla tha se kreu i qeverisë e ka një axhendë. 

2 Shkurt 2023, 13:39 Nga F.M
Balla i paraprin kalendarit të Kuvendit: S'ka seancë të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka bërë me dije se Kuvendi nuk do të mblidhet javën e ardhshme. Në një prononcim për gazetarët pas mbylljes së seancës plenare, Balla tha se të enjten e ardhshme, dita kur mblidhet kryesisht Kuvendi, nuk do të ketë seancë planre. Arsye nuk dha. Përsa i përket mungesës së kryeministrit Edi Rama, Balla tha se kreu i qeverisë e ka një axhendë. 

"Më lejoni të flas, ju jeni të nxehur. Kryeministri ka një axhendë. Sot votuam atë që ishte pengesa e fundit, kryeministri i Shqipërisë është në detyrë duke ndjekur interesin e madh. E vërteta është se ne kemi axhendën tonë, kalonte akti normativ, sot dhe jo të enjten që vjen s'ka seancë, ai do të ushtrojë kompetencat e veta,"- tha Balla. 

Kuvendi kaloi të gjitha projektligjet që kishte në rendin e ditës vetëm me votat e maxhorancës, pasi Opozita bllokoi foltores dhe protestoi duke i rënë me grushte podiumit. Shkak u bë mungesa e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për interpelancën e kërkuar nga Opozita lidhur me dosjen e Charles McGonigal. Rama ia kishte deleguar detyrën ministres Elisa Spiropali, por Gazment Bardhi e refuzoi këtë përballje. Ky i fundit, pas debateve të forta, u përjashtua nga seanca. 

taulant balla seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll