Politike

Seancë e pazakontë, opozita i fryn bilbilave, karrige e grushta tavolinave! PS 'injoron' dhe voton projektligjet në kaos

Por pavarësisht dy ndërprerjeve të seancës, maxhoranca kaloi me urgjencë duke votuar të gjithë projektligjet që ishin në rend dite

2 Shkurt 2023, 12:43 Nga f.g
Seancë e pazakontë, opozita i fryn bilbilave, karrige e grushta
Seanca sot

TIRANE- Një seancë e pazakontë ka qenë kjo e 2 shkurtit në Parlamentin shqiptar. Që prej orës 10:00, për gati 3 orë, deputetët e Partisë Demokratike kërkuan të drejtën e zhvillimit të një mocion debati që do tju mundësonte përballjen me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Kërkesa u rrëzua dhe u vijua me interpelancën e thirrur nga grupi Alibeaj.

Por edhe kjo interpelancë nuk u zhvillua pasi kryeministri nuk erdhi. Ai ia delegoi përgjigjet ministres Elisa Spiropali. Këtu nisi edhe debati që kulmoi me rënien me grushta të tavolinës nga ana e deputetëve të PD. Me bilbila, karrige dhe grushtat, ata tentuan të merrnin vëmendjen në seancë.

Por pavarësisht dy ndërprerjeve të seancës, maxhoranca kaloi me urgjencë duke votuar të gjithë projektligjet që ishin në rend dite. Pa asnjë diskutim, me vetëm kundërshtimin e heshtur të Fatmir Xhafajt që zgjodhi të mos votonte projektligjet në kaos, kështu u mbyll edhe kjo seancë./Dosja.al

 

seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll