Politike

Bardhi: Jeni kukull e Ramës! Ndërprit seancën dhe thirre kryeministrin të përballet, Spiropali i ka folur në vesh, por s'duam përballje me hijen e tij (Opozita e duartroket)

Deputeti i PD e quajti kukull kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe kj oe fundit i kërkoi ta tërhiqte fjalën mbrapsht. 

2 Shkurt 2023, 11:00 Nga F.M
Bardhi: Jeni kukull e Ramës! Ndërprit seancën dhe thirre
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nuk ka pranuar që të bëjë interpelancë me ministren Elisa Spiropali. Në fjalën e tij nga vendi në Kuvend, Bardhi tha se Spiropali mund të jetë avokatja ose hija e kryeministrit, por nuk mund të përballet me ta për skandalin e McGnigal. Deputeti i PD e quajti kukull kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe kj oe fundit i kërkoi ta tërhiqte fjalën mbrapsht. 

Pjesë nga replikat mes tyre:

Gazment Bardhi: Nuk kërkova interpelancë me hijen e kryeministrit. Rama është i pandehur, mund të përdorë heshtje ne tij në Gjykatë. Unë s'e kam thirrur këtu si të oandehur, por si kryeninistër të Shqipërisë. Nuk fshihet dot as pas Elisës, as pas Mcgonigal dhe as pas Agron Nezës. Ndaj të lutem, sipas rregullores, interpelanca urgjente është pika e parë, pezullo seancën plenare, ushtro autoritetin tënd dhe thirre kryeministrin Rama

Kukull mund të jeni ju dhe jo unë, tërhiqini këto

Gazment Bardhi: Nëse jeni ofenduar ju kërkoj ndjesë, por duhet të silleni si kryetare e Kuvendit. Mund  të heshtë si i pandehur

E thatë njëherë, mos përsërisni të njëjtën gjë

Gazment Bardhi: Kam fjalën time 3 minuta të lutem mos më ndërprit. Nëse dëshiron ta marrë Spiroaplin si avokatë, le të vazhdojë sepse nuk e pengoj dot. Unë nuk di që Spiroapli të ketë qenë në Takimet e Ramës me McGonigal, di që ka qenë Agron Neza dhe Dorian Duçka. Nëse Rama ia ka folur në vesh, nuk e di këtë.

gazment bardhi seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll