Politike

Kuvendi rrëzon me 66 vota kërkesën e deputetëve të Berishës, Nikolla: Lironi foltoren

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla i kërkoi deputetëve demokratë të lirojnë foltoren dhe seanca të vijojë me interpelancën e kërkuar nga grupi Alibeaj

2 Shkurt 2023, 10:38 Nga f.g
Kuvendi rrëzon me 66 vota kërkesën e deputetëve të
Foto nga Kuvendi

TIRANE- Socialistët kanë rrëzuar me 66 vota pro kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës. Deputetët e PD kërkuan mocion për debat me kryeministrin Edi Rama, për të zhvilluar interpelancë dhe heqjen e limitit kohor për deputetët. Por kërkesa u rrëzua.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla i kërkoi deputetëve demokratë të lirojnë foltoren dhe seanca të vijojë me interpelancën e kërkuar nga grupi Alibeaj. Edhe në këtë rast, kryeministri ia ka deleguar llogaridhënien ministres Elisa Spiropali. 

Lindita Nikolla: 39 vota pro, 66 kundër, kërkesa bie. Vazhdojmë me rendin e ditës, lironi foltoren./Dosja.al

seance plenare 2 shkurt 2023 lindita nikolla

Sondazh

Poll