Politike

FBI i kontrollon shtëpinë në Delaware presidentit Joe Biden

CBS ka raportuar se hetimi ka të bëjë me një hetim më të gjerë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Por deri më tani, FBI nuk ka komentuar mbi kërkimin.

1 Shkurt 2023, 15:59 Nga k.m.
FBI i kontrollon shtëpinë në Delaware presidentit Joe Biden
Joe Biden

SHBA- FBI kontrollon shtëpinë e Presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e hetimit për dokumentet e klasifikuara. Lajmin e konfirmoi për BBC avokati i tij, Bob Bauer. Në një deklaratë zyrtare, avokati i Biden tha se kërkimi ishte i planifikuar me mbështetjen e plotë të presidentit. Ndërsa CBS ka raportuar se hetimi ka të bëjë me një hetim më të gjerë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Por deri më tani, FBI nuk ka komentuar mbi kërkimin.

Duke qenë se kërkimi ishte konsensual, nuk u kërkua asnjë urdhër për kontroll.

Kërkimi është i fundit në një seri të kryer në vende të ndryshme, pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në Qendrën Penn-Biden, në Uashington DC në nëntor. Dokumentet shtesë u zbuluan në shtëpinë e Biden në Delaware në kontrollet e mëvonshme të kryera në dhjetor dhe janar. Biden ka thënë se ekipi i tij bëri "atë që duhej të bënte" dhe po bashkëpunonte plotësisht për hetimin.

Edhe më herët ka pasur kontrolle pasi fillimisht u zbuluan dokumente të klasifikuara në Qendrën Penn Biden në Uashington në muajin nëntor të vitit të kaluar. Dokumente shtesë janë gjetur edhe në një shtëpi tjetër të Bidenit në Dellauer, pas kontrolleve që u kryen në dhjetor dhe janar.

Njoftimi për kontrollet vjen një ditë pasi prokurori i posaçëm, Robert Hur, zyrtarisht nisi detyrën e tij për të mbikëqyrur hetimin lidhur me rastin e dokumenteve të klasifikuara. Pasi u zbuluan dokumentet e para në nëntor, avokatët e Bidenit menjëherë njoftuan zyrën e Shtëpisë së Bardhë. Dokumentet iu dorëzuan një ditë më pas Arkivave Kombëtare. Zyrtarët gjyqësorë po ashtu ishin njoftuar menjëherë për gjetjen e dokumenteve. 

Pak ditë më parë, Arkivi Kombëtar u ka kërkuar ish-presidentëve dhe nënpresidentëve të SHBA-ve që të rishikojnë të dhënat e tyre personale për çdo dokument të klasifikuar pas lajmit se presidenti Joe Biden dhe ish-nënpresidenti Mike Pence kishin dokumente të tilla në zotërim. Arkivat u dërguan një letër të enjten përfaqësuesve të ish-presidentëve dhe nënpresidentëve, duke shkuar deri në periudhën e presidentit Ronald Regan, pra kërkesa u ka shkuar ish-presidentëve Donald Trump, Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Ronald Reagan, dhe ish-nënpresidentëve Pence, Biden, Dick Cheney, Al Gore dhe Dan Quayle.

joe biden bob bauer

Sondazh

Poll