Politike

Çështja 'McGongial', Kryemadhi: Njerëz të kryebashkiakut kanë hyrë si sekser, Veliaj e ka takuar disa herë

Kryemadhi deklaroi se ka dijeni që persona të Veliajt janë takuar me ish-agjentin duke bërë shantazhe e duke hyrë si sekser.

1 Shkurt 2023, 14:41 Nga A.B
Çështja 'McGongial', Kryemadhi: Njerëz të
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se ish-agjenti i FBI-së, Charles Mcgonigal është takuar shumë shpesh me persona nga Partia Socialiste. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në 'News24', Kryemadhi deklaroi se ka dijeni që persona të Veliajt janë takuar me ish-agjentin duke bërë shantazhe e duke hyrë si sekser. Ajo shtoi se McGonigal është takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën. 

'Takimet e Mcgongial me personat e PS janë të shpeshta dhe të shumta, njerëz të Veliajt janë takuar dhe kanë hyrë si sekser, kanë hyrë duke bërë shantazhe. Veliaj është takuar disa herë, Balla e pranoi që është takuar disa herë. '- tha Kryemadhi. 

Një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

monika kryemadhi arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll