Politike

'Keni parë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës?'/ Meta: Astiri është tmerr! Me 1 mln euro do ishin bërë rrugët e Parisit

Kreu i PL deklaroi se për mediat nuk është bërë publike asnjë mbledhje e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke aluduar se buxheti nuk shkon aty ku duhet.

1 Shkurt 2023, 14:18 Nga A.B
'Keni parë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi ditën e sotme infrastrukturën në kryeqytet. Gjatë daljes live për mediat, Meta u shpreh se gjendja në të cilën është Tirana nuk ka qënë asnjëherë më parë kështu. Kreu i PL shtoi se për mediat nuk është bërë publike asnjë mbledhje e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke aluduar se buxheti nuk shkon aty ku duhet. Ai përmendi rrugët e Astirit, që sipas Metës janë një tmerr i vërtetë.

'Kurrë nuk ka qënë në gjendjen që jemi sot, kemi rënë shumë poshtë për shkak të Rama formës së tij, se ndryshimet kushtetuese ky i kapi në mënyrë mafioze që e tregon dhe afera më e fundit. është shteti më i kapur në kontinent, 4 vite vjedhje e paskrupujt. Keni parë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës. 350 mln euro është buxheti në vit i Bashkisë së Tiranës. Keni parë një ndarje të buxhetit, rrugët e Astirit është një tmerr i madh, qytet brenda qytetit, me 1 mln euro ai do të kishte bërë me atë buxhet do kishte bërë rrugët e Parisit e jo më të Tiranës. Faleminderit, të gjithë në datën 11 shkurt në orën 12:00. Ta dëgjojnë të gjithë zërin e qytetarëve shqiptarë, të taksave, demokracisë dhe fëmijëve të tyre që të mos vazhdojnë të ikin se i dëbon Rama. '- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll