Politike

Bastet sportive, Ibrahimaj: Do bëhet siç ndodh në të gjitha vendet e botës,asnjë pikë e hapur në territor

Referuar përdorimit të portaleve të huaja, Ibrahimaj tha se mund të rregullohet në mënyrë që të mos ketë informalitet. 

1 Shkurt 2023, 14:08 Nga F.M
Bastet sportive, Ibrahimaj: Do bëhet siç ndodh në të
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj nuk ka dhënë detaje mbi procedurat që do të ndiqen për bastet sportive. Pss mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se nuk do të ketë pika të hapur në territor. E pyetur se si do të veprohet, ministrja u mjaftua duke thënë se do të ndiqen të njëjtat procedura si në të gjitha vendet e botës. Referuar përdorimit të portaleve të huaja, Ibrahimaj tha se mund të rregullohet në mënyrë që të mos ketë informalitet. 

"Jemi duke punuar për rishikimin ligjet të basteve sportive online. S’do ketë pikë të hapur në territor por siç ndodh në të gjitha vendet e botës do bëhen online. Njerëzit mund të luajnë online në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh. Po mund që në bazë ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga informaliteti."- tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll