Politike

Berisha jep porositë për 11 shkurtin: S'dua dështim! Rama është një kalbësirë! O sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion, ta rrëzojmë nga pushteti

Rama e konsideroi një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët dhe që përpiqet të asgjësojë Opozitën.

1 Shkurt 2023, 13:51 Nga F.M
Berisha jep porositë për 11 shkurtin: S'dua dështim! Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë porosi të qarta për protestën e 11 shkurtit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se nuk pranon dështim nga ajo protestë dhe se kërkon revolucion për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Kryeministrin, Rama e konsideroi një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët dhe që përpiqet të asgjësojë Opozitën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

U ndala në këtë analizë, se sa herë që ta trajtosh, gjithnjë e më e zezë del. Por a përfundoi me këto përpjekja kriminale e Edi Ramës për asgjësimin e opozitës? Jo! Një gjë duhet t’ju them ju. Edi Rama nuk njeh asnjë lloj norme, njeh vetëm një parim: frikën! Dhe kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri dhe opozitës në Shqipëri. Vazhdon dhe beson se do ia dalë me produktet e krijuara me McGonigal-in. Dhe jo vetëm me të. Faktikisht edhe me McGonigal-in me fustan. Duhet t’i themi gjërat se zonja njeh Alibashën publikisht si kryetar. Pra, rrethanat janë të tilla, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik, me një lëvizje të qëndrueshme gjer në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Edi Rama është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë turp për shqiptarët. Është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët. Është një kalbësirë që përpiqet të bëjë gjithçka për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe pluralizmin në Shqipëri.

sali berisha berisha mbledh grupin 1 shkurt

Sondazh

Poll