Politike

'Opozita do jetë e tëra në këmbë'/ Meta i bashkohet protestës së Berishës: Ftoj shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt

Kryetari i PL u shpreh se opozita duhet të jetë e gjitha në këmbë për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushtetit. 

1 Shkurt 2023, 14:04 Nga A.B
'Opozita do jetë e tëra në këmbë'/ Meta i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta fton shqiptarët që t'i bashkohen protestës së thirrur nga opozita. Në me gazetarët, Meta kërkon që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë më 11 shkurt në orën 12:00 përballë kryeministrisë. Ai u shpreh se opozita duhet të jetë e gjitha në këmbë për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushtetit. 

'Përgjegjësi kryesor për rryshfetin dhe korrupsionin është Rama. Duhet të largohet sa më parë. Ka korruptuar edhe zyrtarë të lartë të shteteve aleate ka kompromentuar marrëdhëniet me SHBA. Ftoj shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt në orën 12 në protestë. Opozita do të jetë e tëra në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij rregjimi mafioz.'- tha Meta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur një ditë më parë thirrjen e protestës. 'Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj.'- tha Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së.

ilir meta sali berisha protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll