Politike

Ligji për bastet sportive/ Tabaku: Shqiptarët prisnim nga Qeveria të shprehej për skandalin 'McGonigal', Rama po bën qokat

Sipas Tabakut, tre rreziqet kryesore për sigurinë e familjeve shqiptare janë situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme, me të cilat duhet të merret qeveria.

1 Shkurt 2023, 15:34 Nga A.B
Ligji për bastet sportive/ Tabaku: Shqiptarët prisnim nga Qeveria
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për vendimin e qeverisë për të ripropozimin e ligjit për bastet sportive duke thënë se kryeministri po bën qokën për pakicën. Tabaku shkruan në Facebook se e gjitha kjo vjen në një çast kur qytetarët po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin “McGonigal”, por kjo e fundi nxori në skenë bastet sportive. Sipas Tabakut, tre rreziqet kryesore për sigurinë e familjeve shqiptare janë situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme, me të cilat duhet të merret qeveria.

POSTIMI I TABAKUT: 

Sot, rreziku kryesor për sigurinë e familjet shqiptare është situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme. Në mungesë të një alternative ekonomike  dhe një strategjie zhvillimi, qeveria e pakicës ka vendosur të ripropozojë Ligjin për bastet sportive!! Pak kush e di, për çështjet gjyqësore për ligjin e basteve që kam kundër qeverisë në gjykatë; ajo që parashikova, u realizua, pasi me ligjin e basteve qeveria nxorri nga tregu operatorët e vegjël; e përqëndroi në disa duar; favorizoi me leje për kazino disa biznese të mëdha dhe lufta e grupeve kriminale për kontrollin e tregut doli jashtë kontrolli.

E gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal. Shqiptarët prisnin të dëgjonin qeverinë mbi përfshirjen e kryeministrisë në shpifje kundër PD, morëm ligjin e Lojërave të Fatit, dmth qokën për pakicën. Prisnim përgjigje për shtresën e mesme, qytetarët, ekonominë e ndërkohë alternativa është përsëri një ligj për pakicën e jo shumicën. Kjo qeveri ka 0 politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend, punon për të mbajtur oligarkët me koncesione. Kjo qeveri ka 0 politika fiskale për qytetarët sepse është qeveria e pakicës, punon për të miratuar ligje me porosi. Një qeveri e diskretituar, e pakicës së shqiptarëve që nuk punon për qytetarët por për korrupsionin dhe oligarkët.

jorida tabaku ligji per bastet sportive

Sondazh

Poll