Politike

‘Përrallat e Gjyslykut’/ Babani i përgjigjet PD: S’jam arrestuar në Itali, shpifje

16 Shtator 2019, 12:05 Nga DOSJA
‘Përrallat e Gjyslykut’/ Babani i përgjigjet PD:

TIRANË- Kreu i Bashkiës së Vaut të Dejës, Mark Babani ka mohuar të gjitha akzuat e Partisë Demokratike të publikuara sot nga Gazment Bardhi.

Në një bisedë telefonike me Dosja.al Babani shprehet se akzuat janë të pavërteta dhe nuk ekziston asgjë për të. Babani shtoi më tej se janë të gjitha përallat e Gazment Bardhit, të cilin e quajti gjyslyke.

PD publikoi disa dokumenta, që sipas tyre ju jeni arrestuar dhe jeni dënuar me një muaj burg në vitin 1994 në Itali?

Çfarë dokumentash italiane, nuk ekziston asgjë për Mark Babanin.

Sipas këtyre dokumenteve, me një emër të rremë jeni arrestuar në Siçili për vjedhje makinash, kjo është akuza e PD?

Këto janë përralla të atij gjyslykut, Gazment Bardhit.

Partia Demokratike sot ka vijuar akuzat për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babanit. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, publikoi disa dokumente që sipas tij vërtetonin se Mark Babani është arrestuar në Itali në vitin 1994. Bardhi u shpreh se kryebashkiaku socialist është arrestuar për trafik makinash dhe ka bërë një muaj e më pas ësthë dëbuar nga shteti italian.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per mark babanin babani i pergjigjet pd-së gazment bardhi mark babani akuzat e pd per mark babanin babani i pergjigjet pd-së gazment bardhi mark babani

Sondazh

Poll