Sport

Sampdoria në krizë, sot ka marrë një zarf me një plumb bosh, me kërcënimin: "Herën tjetër do të jetë i vërtetë"…

Rasti është duke u hetuar nga Ministria e Brendshme italiane

30 Janar 2023, 20:07 Nga DOSJA
Sampdoria në krizë, sot ka marrë një zarf me një plumb

ITALI - Sampdoria, e parafundit në kampionatin italian të futbollit, ka marrë këtë të hënë një zarf me një plumb gjahu dhe shprehjen kërcënuese “Këtë herë është bosh, herën tjetër do të jetë e vërtetë”.

Letra mbërriti në selinë e klubit në Genoas dhe mesazhi i drejtohej presidentit të mëparshëm, Eduardo Garrone dhe pasuesit të tij, Massimo Ferrero, që nga viti 2014 aksioneri më i madh i klubit verior italian.

Nëntë pikë larg ‘shpëtimit’, Sampdoria jo vetëm që po përjeton një situatë të komplikuar sportive, pasi problemet financiare po përkeqësohen, me borxhe që i kalojnë 150 milionë eurot, ku tifozët fajësojnë dyshen Garrone-Ferrero. Rasti është duke u hetuar nga Ministria e Brendshme italiane.

Në të njëjtën kohë, një grup prej 70 mbështetësish, protestuan kundër dy zyrtarëve në selinë e klubit, me mediat lokale që raportuan shpërthimin e pishtarëve të tymit, duke denoncuar "turpin" e atyre që janë përgjegjës. 

Ish-presidenti Ferrero dha dorëheqjen në dhjetor 2021, pasi u arrestua me akuza që nuk kishin lidhje me drejtimin e klubit, por ruan kontrollin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll