Sport

Një tjetër ‘El Clasico’ Real Madrid-Barça, tani në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit të Spanjës, i zhvilluar të hënën, ofron një ‘El Clasico’ të dytë, Real Madrid-FC Barcelona, pas asaj të Superkupës në Arabinë Saudite

30 Janar 2023, 18:07 Nga DOSJA

Një tjetër ‘El Clasico’ Real Madrid-Barça, tani

SPANJE - Goglat krijuan një ‘El Clasico’ të bukur. Real Madrid dhe Barcelona do të takohen në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit të Spanjës, pas shortit të hedhur të hënën.

Real Madridi, i cili nuk e ka fituar Kupën e Mbretit që nga viti 2014, u mund nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës, pak ditë më parë në Arabinë Saudite. Katalanasit fituan Kupën në vitin 2021. Në gjysmëfinalen e dytë do të përballet Osasuna kundër Athletic Bilbaos.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 28 shkurt, 1 ose 2 mars. Ndeshjet e kthimit, 4, 5 ose 6 prill. Finalja do të zhvillohet më 6 maj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll