Sport

Sulm i ri nga Ukraina: "IOC mbështet luftën"

E mërzitur nga pjesëmarrja e mundshme e sportistëve rusë dhe bjellorusë si neutralë në Lojërat Olimpike 2024, Ukraina sulmoi sërish sot Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), duke e akuzuar atë për "mbështetje të luftës".

30 Janar 2023, 16:54 Nga DOSJA
Sulm i ri nga Ukraina: "IOC mbështet luftën"

UKRAINE - Mendimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të lejuar pjesëmarrjen e sportistëve dhe rusë dhe bjellorusë në aktivitetet ndërkombëtare, por pa përfaqësuar zyrtarisht vendet e tyre, ka shkaktuar reagime të forta në Ukrainë. 

“IOC mbështet luftën, vrasjen dhe shkatërrimin. IOC shikon me kënaqësi Rusinë të shkatërrojë Ukrainën dhe më pas i ofron Rusisë një platformë për të promovuar gjenocidin e ukrainasve”,- shkroi Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky, në një postim të ri në Twitter.

IOC, e cila në fund të shkurtit 2022, "u rekomandoi" federatave ndërkombëtare që të përjashtonin rusët dhe bjellorusët nga garat e tyre pas pushtimit rus të Ukrainës, nuk ka vendosur ende asgjë dhe ia lë detyrën e rivendosjes së çdo federate të tyre.

Por të mërkurën e kaluar, pas një sërë konsultimesh me dyer të mbyllura, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar propozoi një udhërrëfyes për të organizuar kthimin e "atletëve të mërguar" nën një flamur neutral, me kusht që ata të mos "kishin mbështetur në mënyrë aktive luftën në Ukrainë. Asnjë atlet nuk duhet të përjashtohet nga gara në bazë të pasaportës së tyre," konfirmoi IOC.

Nga ana e federatave ndërkombëtare, të vetmet të autorizuara për të vendosur se kush merr pjesë në garat e tyre, gjimnastika dhe xhudo, dy sportet kryesore olimpike, e mirëpritën të premten parimin e "mosdiskriminimit" të sportistëve dhe "pavarësinë" e sporteve në fytyra e politikës.

“Ka ende shumë pengesa për të kapërcyer përpara se atletët rusë dhe bjellorusë të lejohen të konkurrojnë në garat ndërkombëtare. Por sporti ka të bëjë me të mundur të pamundurën”,- shtoi Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës.

Duhet të theksohet se Ukraina kërcënoi të enjten se do të bojkotojë Lojërat Olimpike 2024 në Paris, ndërkohë që Qeveria Britanike dhe Komiteti Olimpik Danez kundërshtojnë gjithashtu pjesëmarrjen ruse.

Sidomos, pasi propozimet e IOC-së të mërkurën, ishin një refuzim i qartë i ankesave të Ukrainës, e cila synonte të përjashtonte paraprakisht rusët dhe bjellorusët nga Lojërat Olimpike 2024, pa pritur zhvillimin e konfliktit.

I tërbuar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi të premten "hipokrizinë" e IOC dhe ftoi Thomas Bach të vizitojë Bakhmutin, një nga pikat e nxehta në luftën me Rusinë.
Të dielën, në fjalimin e tij të përditshëm, kreu i shtetit ukrainas tha se i kishte shkruar një letër të re presidentit francez Emmanuel Macron për këtë çështje. "Olimpizmi dhe shtetet terroriste nuk duhet të kryqëzohen,"- tha presidenti Zelensky.

Sot në mëngjes, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba theksoi nga ana e tij, se 45 nga 71 medaljet ruse në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të fituara si neutrale, pasi vendi u ndalua për doping të organizuar, ishin fituar nga atletë që janë anëtarë të CSKA, skuadër e ushtrisë ruse që “kryen mizori, vret, përdhunon dhe plaçkit. IOC-ja injorante kërkon t'i vendosë nën flamurin e bardhë për t'i lejuar të konkurrojnë”, tha ministri ukrainas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll