Sport

Marrëdhëniet me Pep Guardiolën, i hapin Cancelos derën e Cityt për t’u larguar…

Joao Cancelo është i afërt me Bayern Munich dhe sipas ‘Daily Mail’ arsyeja që ai po largohet nga Manchester City është marrëdhënia e tij me Pep Guardiolën.

30 Janar 2023, 17:35 Nga DOSJA

Marrëdhëniet me Pep Guardiolën, i hapin Cancelos derën e

ANGLI - Joao Cancelo po shkon te Bayern Munich, si huazim nga Manchester City. Ky është një zhvillim befasues, pasi që nga viti 2019 kur u transferua nga Juventusi, e deri në ndërprerjen për Botërorin e Katarit, ai ishte lojtari kyç i ‘Qytetarëve’, por së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Në tre ndeshjet e fundit të kampionëve të Anglisë, pas disfatës në derbin e Manchesterit, portugezi ka mbetur në stol. Mbrojtësi i kombëtares luzitane ishte inatosur mungesën e minutave të lojës dhe sipas ‘Daily Mail’, Cancelo kishte patur... diskutime intensive me Pep Guardiolën dhe marrëdhënia e acaruar midis të dyve e çoi portugezin në krahët e Bayern Munich.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll