Sport

Hendboll/ Gjyqtarët e finales e Botërorit, të dyshuar si të përfshirë, në një skandal trukimesh të ndeshjeve...

Dy arbitrat zyrtarë të finales së Botërorit të Hendbollit të dielën, mes Francës dhe Danimarkës, dyshohet se kanë fiksuar ndeshjet.

30 Janar 2023, 18:24 Nga DOSJA

Hendboll/ Gjyqtarët e finales e Botërorit, të dyshuar si të

SUEDI - Të dy burrat janë në trazira. Gjorgji Naçevski dhe Sllave Nikollov, të cilët ishin gjyqtarë në finalen e Kampionatit Botëror të Hendbollit 2023, dyshoheshin si të përfshirë në trukim ndeshjesh, në një raport të vitit 2018.

Rasti u zbulua pak ditë më parë nga një media daneze. Një raport tregon se 26 ndeshje, midis shtatorit 2016 dhe nëntorit 2017, janë prekur nga fiksimet e rezultateve nga 16 arbitra.

Gjorgji Naçevski dhe Sllave Nikolov, të cilët ishin arbitrat e finales së Kupës së Botës në Stokholm, ndërmjet Francës dhe Danimarkës (fituan danezët 34-29), janë mes të dyshuarve. Por policia dhe Federata Europiane e Hendbollit nuk kishin gjetur “arsye thelbësore” për t'i sanksionuar gjyqtarët në fjalë.

“Ky rast është mjaft i vjetër, por kam besim të plotë në faktin, se është hetuar tërësisht nga federata europiane, policia austriake dhe Europoli”,- ka reaguar drejtori i gjyqtarëve të Federatës Ndërkombëtare, Per Morten Sødal, i intervistuar nga media suedeze Sport Bladet. “Ata nuk gjetën asnjë arsye për t'i sanksionuar këta gjyqtarë. Prandaj, ata janë të pafajshëm. Nëse do të kishte prova të rregullimit të ndeshjeve, do të na duhej më pak se një sekondë për të marrë një vendim,”- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll