Sport

“Çështja Dani Alves”/ Avokati mbrojtës bën apel, për lirimin e përkohshëm të brazilianit

Lojtari i përgjigjet akuzave për sulm seksual dhe mbrojtja përpiqet ta bëjë atë të presë gjykimin në liri me kusht

30 Janar 2023, 19:16 Nga DOSJA

“Çështja Dani Alves”/ Avokati mbrojtës bën

SPANJE - Mbrojtja e Dani Alves ka paraqitur tashmë, mëngjesin e kësaj të hëne, apelin për lirinë e përkohshme të futbollistit, i cili është arrestuar që prej 20 janarit, pa mundësi lirimi me kusht. Lojtarit i janë vënë prangat pas një akuze për sulm seksual që dyshohet se ka ndodhur në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.

Sipas gazetës spanjolle "La Vanguardia", avokati Cristóbal Martell, i punësuar nga braziliani javën e kaluar, ka zhvilluar një tekst të gjatë që nuk hyn në meritat e fakteve, por i jep garanci gjykatës, se braziliani do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Barcelonë për kohën e nevojshme deri në gjyq.

Martell propozoi në apel disa masa që mund të zbatohen ndaj ish-lojtarit të Barcelonës, që nga përdorimi i byzylykut elektronik për të siguruar që ai të mos lëvizë nga një zonë e caktuar, deri te dorëzimi i pasaportës, ose detyrimin për t'u paraqitur, çdo ditë nëse të nevojshme për gjykatën vendore, ndër propozime të tjera.

Ankesa u depozitua në Gjykatën Nr. 15 të Barcelonës dhe u dorëzua nga avokati i viktimës edhe në Prokurorinë Publike, të cilët do të kenë edhe pesë ditë kohë për të paraqitur akuzat, duke u përpjekur të justifikojnë pse Daniel Alves duhet të qëndrojë në paraburgim.

“Çështja Dani Alves”/ Avokati mbrojtës bën

Që nga e hëna e kaluar, lojtari ndodhet në një qeli në modulin 13 të burgut Brians 2, në shoqërinë e një braziliani të quajtur Coutinho, i cili ishte roje e sigurisë së Ronaldinhos dhe është dënuar për përdhunim e një të mituri.

Gazetat kryesore në Spanjë, si "El País" dhe "El Mundo", nga Madridi dhe "El Periódico" nga Barcelona, kanë publikuar pjesë nga dëshmia e dhënë për drejtësinë nga gruaja që akuzon Daniel Alves për sulm seksual. Lojtari është në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht. Ai mohon të ketë kryer veprën për të cilën akuzohet.

Shoqata e klubeve të natës në Katalonjë (Fecasarm) dhe Spanjë (Spain Nightlife) paraqiti një dokument në Gjykatë duke kërkuar që ata të mund të ushtrojnë ndjekje publike për këtë kauzë, pasi ata e kuptojnë se çështja mund të "prekë interesat kolektive".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll