Sport

ZYRTARE/ ‘Epoka’ e Sean Dyche te Evertoni ka filluar…

Sean Dyche është zyrtarisht trajneri i ri i Evertonit, pasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 dhe është prezantuar.

30 Janar 2023, 17:51 Nga DOSJA

ZYRTARE/ ‘Epoka’ e Sean Dyche te Evertoni ka filluar…

ANGLI - ‘Epoka’ e Sean Dyche te Evertoni ka filluar. Pas “shkatërrimit” të negociatave me argjentinasin Marcelo Bielsa, ‘blutë’ e Liverpool iu drejtua teknikut anglez, i cili pranoi të ishte pasardhësi i Frank Lampard dhe nënshkroi një kontratë me klubin Merseyside deri në vitin 2025.

51-vjeçari e filloi karrierën e tij në vitin 2011, kur mori drejtimin e trajnerit të parë në Watford, ku qëndroi për një sezon. Në vitin 2012 ai mori Burnleyn, i promovoi ata në Premier League në 2014, vazhdoi pavarësisht rënies në vitin 2015, promovoi përsëri klubin sezonin e ardhshëm për të përfundontuar një dekadë, teksa qëndroi deri në prill 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll