Sport

Era që "fshiu" Federatën Shqiptare të Atletikës…

Rekordmeni Smajlaj dhe trajneri Ruli vazhdojnë gjyqet, sekretari Dionisi tërhiqet nga çështja

30 Janar 2023, 15:34 Nga DOSJA

Era që "fshiu" Federatën Shqiptare të

TIRANE - Atletika shqiptare prej më shumë se një muaji po vuan krizën më të madhe të historisë së saj dhe kjo, jo për shkak të dopingut, por për një manipulim të Federatës Shqiptare të Atletikës, e cila në njoftimet e saj për garën e zhvilluar në muajin maj të vitit 2021 është ndëshkuar me pezullime të rënda dhe madje të paprecedentë.

Njësia e Integritetit të Atletikës, pranë Federatës Botërore, ka vendosur që për manipulimin e dokumentacionit të sjellë, një pezullim nga 4 deri në 8 vite, për dy drejtuesit e FSHA-së, Gjergj Ruli, president i Federatës dhe trajner i Izmir Smajlajt dhe Nikolin Dionisi, sekretar i përgjithshëm i federates, si dhe sportistit Izmir Smajlaj, i cili në këtë aktivitet theu edhe rekordin e tij personal me kërcimin së gjati 8.16 m.

Po si qëndron e vërteta e këtij ndëshkimi të paprecedentë? Top Channel ka zbuluar se bëhet fjalë thjesht për një matës ere, një element teknik i domosdoshëm në këto gara, të cilin vendi ynë nuk e ka patur ndonjëherë, pavarësisht se kostoja e tij është nga 200 në 2000 euro. Dhe që vlen të theksohet, se ajo shpejtësi ere që qarkullon në Tiranë, asnjëherë nuk ka qenë në masën për të qenë ndihmesë për sportistin që të përmirësojë rezultatin.

Dokumentacioni i dërguar në fillim në Federatën Botërore të Aletikës, që certifikon rezultatin ndërkombëtarisht, ka qenë pa matës e më pas me matës, duke manipuluar me një foto nga ana e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Atletikës.

Era që "fshiu" Federatën Shqiptare të

Në fakt, një e vërtetë kjo që është zbuluar pas hetimit të imtësishëm deri në telefonat celularë në Oregon të SHBA-së, gjatë kampionatit botërorë vitin e shkuar. Aty është zbuluar se fotoja e dërguar me matës ere të garës së Izmir Smajlajt, në fakt nuk ka qenë foto e garës, për më tepër me një matës ere jashtë pozicionit të duhur dhe jo një matës ere profesional atletike.

Ka mjaftuar kjo tentative, për të zbuluar "varfërinë" tone, që në fakt ka implikuar veç zyrtarëve edhe sportistin Smajlaj, i cili në këtë rast është më i dëmtuar dhe më jashtë kësaj historie. Gjithsesi kampioni i Europës dhe Ballkanit ka zhvilluar senacën e parë gjyqësore javën e shkuar në Montekarlo, ku ndodhen edhe zyrat e Njësia e Integritetit të Atletikës dhe vendimi për të zbardhet në fillim të muajit mars.

Të njëjtën gjë, apelim ka bërë edhe presidenti dhe trajneri i Izmirit, Gjergj Ruli, ndërkohë që sekretari Nikolin Dionisi, përkundrejt këtyre senacave mjaft të shtrenjta gjyqësore, pasi arrijnë kuota në rreth 40.000 euro, ka vendosur të mos bëjë padi, duke u tërhequr dhe pranuar në një farë mënyre një dënim 4-vjeçar në prag pensioni.

Kjo situate, për t'u dukur edhe ne si Europa me standarte të plota, na nxorri zbuluar, duke humbur shumë. Një dëm shumë të madh imazhi, duke na konsideruar si një vend që manipulon rezultatet dhe një damkë e tillë, i mbetet pak sportistëve në atletikë, që tani nën lupën e hetuesve do të duhet ta pastrojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll