Sport

Kush është mjekja mistorioze Marianna? Pas trajtimit të saj, Djokovic vazhdoi pjesëmarrjen e tij në Australi! Ja sekreti ti saj!

Megjithatë, siç mësojmë, e gjithë kostoja e mbërritjes së Marijanës për Gjokoviqin, duke përfshirë të gjitha biletat, akomodimin, letrat dhe shpenzimet e terapisë, do të ishin më shumë se 50 mijë euro (rreth gjashtë milionë dinarë).

30 Janar 2023, 15:05 Nga DOSJA

SERBI - Marijana Kovačević u bë e njohur si një mjeke që ndihmon yjet më të mëdhenj të sportit të shërohen shpejt dhe të kthehen sa më shpejt në fushë.

I fundit në listën e njerëzve që ajo ka ndihmuar është Novak Djokovic! Dr. Marijana ishte edhe tek Novak në Melburn, dhe arsye për këtë është fakti se e ka ndihmuar shumë për të qëndruar në Australian Open.

Në një moment u duk se Novak do ta kishte kaq të vështirë ta “shtynte” turneun deri në fund dhe më pas në të gjithë ngjarjen u përfshi një mjeke e famshme.

Kush është mjekja mistorioze Marianna? Pas trajtimit të saj,

Lista e sportistëve që janë trajtuar prej saj është e gjatë... Nga Dejan Stankoviç, Andy Mario, Alexis Sanchez, Cristiano Ronaldo e shumë të tjerë.

- Pas trajtimeve të mia, muskuli është krejtësisht i ri. Nuk ka asnjë gjurmë të një dëmtimi të mëparshëm. Meqenëse muskuli është krejtësisht i ri - nuk ka plagë, hije, fibrozë, nuk ka mundësi të përsëritet lëndimi, kjo është pika e dytë e metodës revolucionare. Në fund të terapisë bëhet një skanim për ta verifikuar këtë. Pra, çështja është të arrihet rigjenerimi i plotë i muskujve, – tha ajo në një intervistë për TV Prva.

Pas këtij trajtimi, rikuperimi kërkon shumë më pak kohë.

- Terapitë janë aq të forta sa një orë terapi zëvendëson një javë trajtim me çdo metodë në botë. Prandaj, nëse thonë se duhet të pushojë një muaj, unë do ta zgjidh problemin për katër orë - ka shpjeguar Marijana.

Po sa i kushtoi Novak Djokoviqit trajtimi i saj?

Pa të, shanset që Novak të vazhdojë të marrë pjesë në turne ishin pothuajse minimale. Paratë nuk u diskutuan fare në fillim dhe as nuk ishin një gjë e rëndësishme në të gjithë situatën.

Megjithatë, siç mësojmë, e gjithë kostoja e mbërritjes së Marijanës për Djokovicin, duke përfshirë të gjitha biletat, akomodimin, letrat dhe shpenzimet e terapisë, do të ishin më shumë se 50 mijë euro (rreth gjashtë milionë dinarë).

Nuk përjashtohet që “shpërblimi” të jetë më i lartë, duke pasur parasysh edhe rezultatin përfundimtar që ishte më se fantastik.

Meqë ra fjala, kur bëhet fjalë për trajtimin e rregullt me ​​Dr. Marijana (10 terapi), sipas informacioneve tona, çmimi është rreth 5000 euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll