Dani Alves do të kërkojë lirinë e përkohshme dhe flet nga burg: "Unë do të pranoj çfarëdo që të vijë... nuk më tremb asgjë"
SPANJE - Dani Alves, një ish-futbollist i cili ndodhet në paraburgim pa kusht që prej 20 janarit, i akuzuar për përdhu...
Trajneri po fliste me disa tifozë që kishin ardhur për të inkurajuar skuadrën, pavarësisht situatës kritike në të cilën ndodhet Valencia, dhe atje goditi një kamerë Àpunt që po e ‘bezdiste’.

SPANJE - Gennaro Gattuso humbi durimin këtë të dielë pas mbërritjes në aeroportin e Manises. Trajneri goditi një kamerë Àpunt, që po regjistronte momentin në të cilin ai po fliste me një grup tifozësh, të cilët kishin ardhur për të pritur dhe mbështetur skuadrën, pavarësisht situatës kritike që po kalon pas disfatës në Valladolid.
Gennaro Gattuso erdhi për të biseduar me këta fansa, në këtë moment kameramani i televizionit rajonal të Valencias, u afrua për të kapur më mirë imazhin. “Për momentin nuk është problem për djemtë”,- dëgjohet të thotë trajneri, kur e kupton për shkak të dritës ndezur se po e regjistrojnë.
Në atë moment, Gattuso është kthyer dhe e ka larguar me duar kamerën nga objektivi dhe siç shihet në foto, i bën një gjest që të largohet dhe të mos regjistrojë më. Imazhi është kapur nga vetë kamera ‘e rrahur’ dhe një tjetër që po regjistron nga këndi i kundërt. Më pas ai vazhdon të flasë, i kthyer nga fansat. Ky grup njerëzish, të cilët mbanin një distinktiv të grupit Yomus dhe mbanin një pankartë me moton: "Dorëzimi nuk është një opsion".
Televizioni rajonal i Valencias kap gjithashtu momentin në të cilin Gattuso përqafon një nga fansat dhe se si Gabriel Paulista vjen gjithashtu për ta përshëndetur. Pjesa tjetër e lojtarëve mbeten në prapavijë, por duartrokasin kur këndojnë "Valencia, deri në vdekje". Kjo skenë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, me praninë e policisë kombëtare, kur ekipi ka zbritur në terminalin privat të fluturimeve në aeroportin e Manises.
GATTUSO HABLA CON LA AFICIÓN. Escuchen pic.twitter.com/M4ALV0o3jL
— Alvaro Rodríguez (@AlvaroRodri03) January 29, 2023
Àpunt ka informuar këtë të hënë për faljet e Gattusos dhe Valencias. "Valencia dhe trajneri i saj, Gennaro Gattuso, i kanë kërkuar falje Àpunt për incidentin e djeshëm në të cilin italiani u përpoq të pengonte kamerat tona të regjistronin mbërritjen e skuadrës në aeroportin Manises. Ne e vlerësojmë dhe e pranojmë faljen".
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Dani Alves, një ish-futbollist i cili ndodhet në paraburgim pa kusht që prej 20 janarit, i akuzuar për përdhu...
FRANCE - Për herë të tretë në vitin 2023 në Ligue 1, PSG ka lënë pikë dhe situata po bëhet shqetësuese p&...
FRANCE - Parizienët ishin të lumtur që gjetën Marco Verrattin këtë të dielë, i kthyer nga dëmtimi, por e humb&eum...
ITALI - "A kam nënshkruar me Paris Saint-Germain? Po, është e vërtetë, por nuk mund të them më shumë për momentin. ...
ITALI - Situata në Romë për Nicolò Zaniolo po bëhet e paqëndrueshme. Fillimisht pankarta me ftesën për ...
HOLANDE - Është njëra ndër skenat më të rralla në futbollin botëror, në të kishte humor, por edhe inteligjen...
ANGLI - Mbrëmë, Manchester United u përballën me Reading (United fitoi 3-1) në kuadër të FA Cup. Pa ndonjë shqetë...
ITALI - Nuk është shumë e zakonshme të shohësh José Mourinhon të hedhë ‘peshqirin’, por trajneri portugez ...
SPANJE - Gazeta ‘La Vanguardia’ shkruan këtë të diel, se Dani Alves ndan qelinë në burgun Brians 2 me dikë që e n...
TAJLANDE - Mënyra në të cilën kick-boksieri Manolis Kallistis fitoi kundër Juan Gonzalez në "Muay Thai Extreme" të&nbs...