Sport

Dani Alves do të kërkojë lirinë e përkohshme dhe flet nga burg: "Unë do të pranoj çfarëdo që të vijë... nuk më tremb asgjë"

"U largova nga shtëpia kur isha 15 vjeç. Kam kapërcyer situata shumë të vështira dhe të ndërlikuara në jetën time. Kjo do të jetë një tjetër që do të kalojë"

30 Janar 2023, 12:17 Nga DOSJA

Dani Alves do të kërkojë lirinë e përkohshme dhe flet

SPANJE - Dani Alves, një ish-futbollist i cili ndodhet në paraburgim pa kusht që prej 20 janarit, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor, në klubin e natës Sutton në Barcelonë, do të kërkojë lirim të përkohshëm.

Gazeta 'La Vanguardia' bën të ditur se avokati Cristóbal Martell do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Barcelonës. Ajo raporton se ky apel paraqet "garanci për gjyqtarët që braziliani do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Barcelonë, për kohën e nevojshme deri në mbajtjen e gjyqit".

Ndër këto “garanci” mund të jetë përdorimi i byzylykut telematik, dorëzimi i pasaportës, nënshkrimi i përditshëm në gjykatë apo depozitimi i një shume parash për të mbuluar çdo përgjegjësi ekonomike të gjykimit.

Dani Alves, i cili është ende në qelinë 13 të burgut Brians 2 në Sant Esteve Sesrovires, vazhdon me procesin e tij të përshtatjes me regjimin e burgut. Burime të konsultuara nga gazeta 'La Vanguardia' raportojnë se "nuk ka trajtim të favorshëm, apo masa të jashtëzakonshme" me Dani Alves në Brians 2.

Gazeta e Barcelonës publikon se, sipas burimeve të saj, Dani Alves kishte thënë në burg se "Unë do të pranoj çfarëdo që të vijë. U largova nga shtëpia kur isha 15 vjeç. Kam kapërcyer situata shumë të vështira dhe të komplikuara në jetën time. Kjo do të jetë një tjetër që do të kalojë. Jo asgjë nuk më tremb."

“La Vanguardia” publikon gjithashtu, se Dani Alves mbron thënien në burg se marrëdhëniet seksuale që ka pasur në klubin e natës Sutton, për të cilën akuzohet për përdhunim, kanë qenë “me pëlqimin e femrës”.

Dani Alves vazhdon të ndajë një qeli me Coutinhon, i cili ishte truproja dhe portieri i Ronaldinhos në disa klube nate në Barcelonë.

Cristóbal Martell, avokati i Dani Alves ka folur në Antena 3 për çështjen e Dani Alves. Arsyeja e kontradiktave të tij në deklaratat, sipas asaj që ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas i tha avokatit të tij të ri, ishte sepse lojtari "kishte frikë të zbulonte në publik se kishte qenë i pabesë ndaj gruas së tij".

Dani Alves do të kërkojë lirinë e përkohshme dhe flet

Dani Alves do të kërkojë lirinë e përkohshme dhe flet

Çfarë dënimesh i nënshtrohet Dani Alves në rast se shpallet fajtor? Sipas deklaratës së viktimës, të cilën gjyqtari hetues e konsideron “të fortë”, lojtari e ka detyruar atë në një banjë të vendosur në një dhomë private në klubin e natës Sutton në Barcelonë natën e 30-31 dhjetorit.

Pas modifikimit të fundit legjislativ nga 'Ligji i Po-së është Po', dënimet variojnë nga katër deri në 12 vjet burg kur sulmi konsiston në aksesin vaginal, anal ose oral.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll