Bota

Tronditëse në Austri/ Babai mbyll në bodrumin e shtëpisë 6 fëmijët e tij, më i vogli 7 muajsh, fqinjët dëgjuan të qarat dhe njoftuan policinë

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë bërë denoncimin pasi kishin dëgjuar fëmijët të qanin.

30 Janar 2023, 16:22 Nga a.l
Tronditëse në Austri/ Babai mbyll në bodrumin e
Austria

AUSTRI- Një ngjarje e sa e pazakontë por edhe e rëndë ka ndodhur në Austri, ku një familje ka izoluar për disa muaj 6 fëmijët e tyre të mitur në një bodrum. Mediat e huaja raportojnë, se 3 djem dhe 3 vajza të moshës 7 muaj deri në 7 vjeç u gjetën në bodrumin e shtëpisë, e cila ishte blerë së fundmi nga babai i identifikuar si Tom Landon 54 vjeç na fshatin austriak të Obrtitz, afër kufirit çek dhe 60 milje në veri të Vjenës. 

Kanë qenë fqinjët, ata të cilët kanë bërë denoncimin pasi kishin dëgjuar fëmijët të qanin. Landon hodhi poshtë raportet në mediat lokale se familja e tij ishte britanike, duke këmbëngulur se gruaja e tij ishte gjermane dhe fëmijët austriakë. 

"Kjo ka qenë shumë traumatike për gruan dhe fëmijët e mi dhe është për shkak se njerëz si nënkryetari i bashkisë kanë futur hundët aty ku nuk ka nevojë. Familja ime është e tmerruar, nuk do të kthehen në shtëpinë ku kemi jetuar për gati një vit, sepse kanë frikë se mund të kthehet Policia. Dhe gjithçka sepse nënkryetarit të bashkisë nuk i pëlqen stili ynë i zgjedhur i jetesës,"-tha ai pasi u kap nga Policia. 

tom

Sondazh

Poll