Bota

Abazoviç: Une e përkrah Kurtin në çështjen e mos formimit të Unionit të Komunave Serbe

Ai ka shpjeguar se përkrah qëndrimin e Kurtit për komunitetin e komunave serbe, që sipas tij nuk duhet të definohet në baza nacionale.

30 Janar 2023, 15:45 Nga I.A
Abazoviç: Une e përkrah Kurtin në çështjen e mos
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka thënë se përkrah qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me “bashkësinë e komunave serbe”, duke thënë se në Kosovë nuk ka komuna serbe apo shqiptare, por se komunat janë civile dhe i përkasin qytetarëve pa dallim.

“Ai e zëvendësoi retorikën që dikur mund të ishte nacionaliste me retorikën qytetare, para së gjithash kur është fjala për problemin në veri të Kosovës. E shoh si një avantazh të rëndësishëm”, tha Abazoviç.

Ai ka shpjeguar se përkrah qëndrimin e Kurtit për komunitetin e komunave serbe, që sipas tij nuk duhet të definohet në baza nacionale. Ai mbështet qëndrimin se nuk mund të ketë komuna në Kosovë që janë serbe apo shqiptare, sepse të gjitha janë të barabarta si komuna që u takojnë qytetarëve pa dallim, pavarësisht nëse popullsia shumicë është serbe apo shqiptare. Abazoviç tha se ka një mendim pozitiv për Kurtin dhe se e vlerëson luftën e tij kundër korrupsionit.

dritan abazoviç albin kurti

Sondazh

Poll