Bota

Kompania gjigande holandeze 'Philips' do të shkurtojë 6000 vende pune në mbarë botën, zbulohet shkaku

Riorganizimi i ri e sjell shumën totale të shkurtimeve të vendeve të punës të shpallura nga shefi i ri ekzekutiv Roy Jakobs në muajt e fundit në 10,000, ose rreth 13% e fuqisë punëtore aktuale të Philips.

30 Janar 2023, 16:00 Nga a.l
Kompania gjigande holandeze 'Philips' do të shkurtojë 6000
Philips

HOLANDË- Kompania holandeze e teknologjisë shëndetësore Philips (PHG.AS) do të shkurtojë 6000 vende pune në mbarë botën në përpjekje për të rivendosur përfitimin e saj dhe të përmirësojë sigurinë e produkteve pas një tërheqjeje të pajisjeve të frymëmarrjes që rrëzuan 70% të vlerën e saj të tregut, raporton Reuters. 

Kompania theksoi se gjysma e shkurtimeve të vendeve të punës do të bëhet këtë vit, duke shtuar se gjysma tjetër do të realizohet deri në vitin 2025. Riorganizimi i ri e sjell shumën totale të shkurtimeve të vendeve të punës të shpallura nga shefi i ri ekzekutiv Roy Jakobs në muajt e fundit në 10,000, ose rreth 13% e fuqisë punëtore aktuale të Philips.

Kompanitë duke përfshirë Google Alphabet (GOOGL.O), Microsoft (MSFT.O), Amazon (AMZN.O) dhe prodhuesi gjerman i softuerëve SAP (SAPG.DE) gjithashtu njoftuan mijëra pushime nga puna për të ulur kostot ndërsa përgatiten për kushte më të vështira ekonomike. Aksionet e Philips u tregtuan me 5.5% në 0855 GMT, të ndihmuar nga fitimet e tremujorit të katërt, të cilat ishin shumë më të mira se sa pritej./ Dosja.al

philips

Sondazh

Poll