Bota

Vuçiç: Do ta shikoj me kujdes deklaratën e Milanoviçit se Kosova i është vjedhur Serbisë

Ai shtoi se Zemanit dhe delegacionit të tij i ka treguar edhe qëndrimin ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe se ndër të tjera u ka thënë se çfarë ndodh kur disa njerëz vijnë në Serbi dhe kërkojnë që të respektojnë diçka që ata do të dëshironin që ta respektonin.

30 Janar 2023, 15:50 Nga I.A
Vuçiç: Do ta shikoj me kujdes deklaratën e Milanoviçit
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zbuluar sot se dëshiron të dëgjojë të gjithë deklaratën e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, në të cilën ai flet për faktin se Serbisë i është grabitur Kosova. Në një konferencë të përbashkët me presidentin çek, Millosh Zeman, Vuçiç, i pyetur se si e komenton deklaratën e Milanoviçit: “Ne dhe bashkësia ndërkombëtare ia kemi vjedhur Serbisë Kosovën”, tha se do ta shikojë me kujdes atë deklaratë.

Ai shtoi se Zemanit dhe delegacionit të tij i ka treguar edhe qëndrimin ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe se ndër të tjera u ka thënë se çfarë ndodh kur disa njerëz vijnë në Serbi dhe kërkojnë që të respektojnë diçka që ata do të dëshironin që ta respektonin.

"Dhe kur të tërheq Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 12 44 dhe të gjitha marrëveshjet, Brukseli, Uashingtoni... Unë pyes se cilën marrëveshje dëshironi të respektoni, dhe pastaj ju ose merrni heshtje ose një përgjigje më arrogante. Ju e dini se kjo është jo realiteti dhe ne jemi ata që krijojmë realitetin. Nëse doni të shikoni nga e ardhmja, harroni letrat dhe rendin ligjor, kujt i intereson kjo, ju duhet të përshtateni", tha Vuçiç.

aleksandër vuçiç zoran milanoviç millosh zeman

Sondazh

Poll