Bota

Prezantohet draft-statuti i Asociacionit, pjesëmarrës nga shoqëria civile e politika në Kosovë

Draft-statuti i tyre i kryer javë më parë u bë publik para disa orësh, ndërkohë që tashmë po diskutohet nga drejtuesit e instituteve përkatëse dhe nga anëtarë të ndryshëm të shoqërisë civile.

30 Janar 2023, 15:39 Nga I.A
Prezantohet draft-statuti i Asociacionit, pjesëmarrës nga
Prezantimi

KOSOVË- Draft-statuti më i fundit i Asociacionit tashmë është prezantuar ditën e sotme në Kosovë. Draft-statuti i tyre i kryer javë më parë u bë publik para disa orësh, ndërkohë që tashmë po diskutohet nga drejtuesit e instituteve përkatëse dhe nga anëtarë të ndryshëm të shoqërisë civile.

Përfaqësuesi rezident i Friedrich-Ebert-Stifftung, Rene Schlee, paraprakisht kishte qenë në zyret e Vetëvendosjes në Prishtinë ku ishte takuar me përfaqësues të kësaj partie. Të pranishëm në këtë diskutim përveç drejtuesve të instituteve përkatëse, duken edhe disa figura tjera të jetës publike. Bëhet fjalë për Veton Surroin, zyrtarin e lartë të VV-së në KQZ, Sami Kurteshin dhe këshilltarin e ministrit Elbert Krasniqi, Alban Krasniqin (burri i Albulena Haxhiut).

Dy institutet, FES-i dhe Instituti Evropian për Paqe, kanë thënë se objektivi kryesor i tyre në hartimin e këtij drafti të statutit ishte që të bëhej në vijë me Kushtetutën e Kosovës. Ata po ashtu kanë deklaruar se nuk ishin autorizuar për ta kryer këtë punë nga asnjë qeveri. Komente për këtë draft-statut kishte dhënë edhe ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, akademikja Gjyljeta Mushkolaj.

dialogu kosove-serbi asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll