Aktualitet

I vuri tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër, Gjykata lë në burg 33-vjeçarin

Dedë Nika akuzohet për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e oficerit të policisë Prelë Milani dhe në atë të Zef Bungajës, ngjarje të ndodhura më 4 janar 2020.

30 Janar 2023, 14:18 Nga A.B
I vuri tritol banesës së efektivit të policisë në
Gjykata

SHKODËR- Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për 33-vjeçarin Dedë Nika. Ai u arrestua nga policia ditën e shtunë, në kuadër të finalizimit të operacionit “Mesazhi”, pasi akuzohet për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e oficerit të policisë Prelë Milani dhe në atë të Zef Bungajës, ngjarje të ndodhura më 4 janar 2020. 

Mbi 32- vjeçarin rëndojnë dy akuza, ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës”, njoftoi policia.

dede n ika prele milani zef bungaja

Sondazh

Poll