Aktualitet

Lihet në burg Xhevit Sinani, mohon krimin e dyfishtë: Vëllai vdiq nga një ilaç për veshin, gruaja ishte e vrarë, u mbulova trupat

Sinani tha se kishte qenë në banesën e të vëllait dhe e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur. Më pas kur kishte shkuar në banesën e tij ku kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

30 Janar 2023, 10:53 Nga F.M
Lihet në burg Xhevit Sinani, mohon krimin e dyfishtë: Vëllai vdiq
Xhevit Sinani

TIRANË- Xhevit Sinani, 80-vjeçari i arrestuar për vrasjen e gruas e të vëllait të tij është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Para trupit gjykues, Sinani ka mohuar që të ketë pasur gisht në krim, por që i ka gjetur të dy të vdekur dhe u ka mbuluar trupin. Sinani tha se kishte qenë në banesën e të vëllait dhe e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur. Më pas kur kishte shkuar në banesën e tij ku kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë. Jo, s’kam vrare njeri. Vetëm u mbulova trupat”- ka thënë 80-vjeçari kur është pyetur.

Avokati i 80-vjeçarit, i caktuar nga gjykata tha se i moshuari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Tërvol të Gramshit. 80-vjeçari vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Zegjine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani. Fqinjët folën për probleme të shëndetit mendor të Sinanit dhe për xhelozinë që ndjente ai ndaj bashkëshortes.

xhevit sinani zegjine sinani shaqir sinani

Sondazh

Poll