Politike

Vdekja e Rrahman Parllaku, reagon Meta: Lajm i hidhur, lamtumirë Gjenerali ynë fitimtar!

15 Shtator 2019, 20:31 Nga DOSJA
Vdekja e Rrahman Parllaku, reagon Meta: Lajm i hidhur, lamtumirë Gjenerali

Tiranë- Për ndarjen nga jeta në moshën 100-vjeçare të ish-gjeneralit Rrahman Parllakut ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Presidenti është shprehur se është pikëlluar shumë  nga lajmi që mori për ish-gjeneralin.

Reagimi: 

Me pikëllim të madh dhe dhimbje të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Gjeneralit legjendar Rrahman Parllaku, partizanit dhe komandatit fitimtar antifashist, qëndrestarit të pamposhtur të burgjeve komuniste, veteranit me arsye dhe zë të kthjellët në mbështetje të demokratizimit të Shqipërisë.

Në udhëtimin e tij shekullor, Gjeneral Parllaku, jetoi luftën dhe paqen, fuqinë e pushtetit dhe persekutimin e pamëshirshëm, duke sfiduar kohët dhe regjimet, me përkushtim ndaj kombit, trimërinë dhe urtësinë e malësorit, shpirtin e lirisë dhe atdhedashurisë, duke mbetur i pathyer në çdo betejë që zgjodhi dhe iu imponua përgjatë 100 viteve.

Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për të gjithë ne, që mësuam aq shumë nga vepra e tij, jo vetëm për karakterin e pathyer të njeriut të drejtë, por edhe për luftën, sakrificat sublime dhe kontributet e jashtëzakonshme të popullit tonë gjatë Luftës së II Botërore.

Duke u shprehur familjes Parllakut, të afërmve, miqve e dashamirësve të tij të shumtë, ngushëllimet më të sinqerta, jam i bindur se emri dhe vepra e tij nuk do të ndahen kurrë prej nesh! Lamtumirë Gjenerali ynë fitimtar!

Rrahman Parllaku  ishte ‘Hero i Popullit’ dhe ‘Nder i Kombit’, ish-partizan, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, dhe 7 herë deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor. Parllaku  ka marrë titullin edhe si “Gjenerali i tre epokave”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndahet nga jeta rrahman parllaku rrahman parllaku ndahet nga jeta rrahman parllaku rrahman parllaku

Sondazh

Poll