Politike

“Identitet kombëtar i shkelmuar, i turpëruar”, Akil Kraja- Veliajt: S’ka një stadium kombëtar, por ka një aneks futbo

15 Shtator 2019, 18:12 Nga DOSJA
“Identitet kombëtar i shkelmuar, i turpëruar”, Akil Kraja-

Tiranë- Akil Kraja, këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës ka deklaruar se PPP-ja e ish-Stadiumit Kombëtar, ashtu si dhe PPP-ja e Teatrit Kombëtar janë dy faqe të të njëjtës monedhë . Sipas tij tij janë një identitet kombëtar i shkelmuar, i turpëruar.

“Nuk ka më një stadium kombëtar, por ka një aneks futbolli pranë qendrës tregtare “Arena Center”… Po kështu, nesër nuk do të ketë një teatër kombëtar, por një aneks kulturor pranë qendrës tregtare “Art Center” nëse do ta lejojmë ta shembin godinën aktuale.”, shprehet ai.

Reagimi: 

0% tatim fitimi për 10 vite, 6% TVSH, përjashtim nga taksat vendore, truall publik “falas”… PPP-ja e ish-Stadiumit Kombëtar, ashtu si dhe PPP-ja e Teatrit Kombëtar janë dy faqe të të njëjtës monedhë – një identitet kombëtar i shkelmuar, i turpëruar, i komercializuar, i tradhëtuar…

Më sipër, janë disa nga privilegjet që i ofrohen kullës-hotel që do të ndërtohet në këtë qendër tregtare.

Nuk ka më një stadium kombëtar, por ka një aneks futbolli pranë qendrës tregtare “Arena Center”…

Po kështu, nesër nuk do të ketë një teatër kombëtar, por një aneks kulturor pranë qëndrës tregtare “Art Center” nëse do ta lejojmë ta shembin godinën aktuale.

Të mos kërkojmë të na respektojnë “Himnin Kombëtar” jashtë-shtetit kur nuk shprehim asnjë respekt ndaj aseteve kombëtare në “vendlindje”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akil kraja erion veliaj ndërtimi i arenës kombëtare akil kraja erion veliaj ndërtimi i arenës kombëtare

Sondazh

Poll