Aktualitet

Përfundon takimi i opozitës me delegacionin e PE: Nuk bëjmë asnjë hap pas

27 Shkurt 2019, 17:58 Nga DOSJA
Përfundon takimi i opozitës me delegacionin e PE: Nuk bëjmë

Liderët e partive të opozitës së bashkuar, për rreth një orë kanë zhvilluar  një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. Mësohet se tema kryesore e diskutimit ka qënë djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe situata politike në vend.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha tha kishte folur “hapur dhe shkoqur”  me miqtë e Shqipërisë në mënyrë që ata të njihin realitetin e vërtetë, jo atë të Ramës.

“Edi Rama me paratë e drogës dhe të korrupsionit ka ndërtuar një makineri propagande dezinformimi, e shtrenjtë dhe e shtrirë kudo në botë. Në këtë kuptim ishte e rëndësishme që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë. T’ju shpjegonim gjendjen ku ndodhej vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë rrugë tjetër. Duhet rikthyer legjitimiteti politik përmes zgjedhjeve të lira dhe të parakohshme të organizuara nga një qeveri e palidhur me krimin dhe t’i zgjidhë duart organeve të drejtësisë për të arrestuar drejtuesit e PS të përfshirë në blerjen e votave në vitin 2017. Kjo nuk mund të ndodhë me arrestimin fasadë të Vagjush Dakos por duhet të ndodhë duke treguar para shqiptarëve një reflektim të thellë dhe të shoqëruar me largimin e PS-së nga tutela kriminale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni i pe ne tirane djegia e mandateve lulzim basha monika kryemadhi opozita e bashkuar opozita takim me delegacionin e pe delegacioni i pe ne tirane djegia e mandateve lulzim basha monika kryemadhi opozita e bashkuar opozita takim me delegacionin e pe

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2019, 17:18

Opozita e bashkuar takim me delegacionin e PE

Liderët e partive të opozitës së bashkuar, për rreth një orë kanë zhvilluar  një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. Mësohet se tema kryesore e diskut...

Aktualitet 27 Shkurt 2019, 14:08

Tiranë, zjarr në një apartament te Astiri

TIRANË- Një apartament është përshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se flakët kanë përfshirë katin e 6 të një apartamenti. Ndërkohë, dy zjarrfikëse jan...