Aktualitet

Valë shkarkimesh tek ARRSH-ja, Qato: S’punuan mirë me PPP-të, të paaftë (SHKRESA)

27 Shkurt 2019, 13:59 Nga DOSJA
Valë shkarkimesh tek ARRSH-ja, Qato: S’punuan mirë me

TIRANË- Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka shkarkuar kolektivisht 11 punonjës së ARRSH-së, shumë prej të cilëve kanë qenë në nivele drejtuese.

Burime për Dosja.al sqarojnë se një nga të shkarkuarit është ish-drejtuesi i ARRSH, Afrim Qendro.

Pasi u shkarkua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Qendro mbante postin e Drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve.

Qendro u shkarkua pas skandalit me kompaninë DH-Albania, fituese të ndërtimit të njërit prej loteve të Unazës së Re.

Interesant është edhe motivacioni i shkarkimit nga detyra i punonjësve të ARRSH, ku thuhet se nuk kanë punuar mirë për projektit të Partneritetit Publik Privat.

Nga puna janë larguar shefja e Shpronësimeve, ajo e Hartimit të Projekteve, drejtori i Shërbimeve, drejtori i Projekteve, përgjegjësi i Burimeve Njerëzore dhe ai i Sigurimit të Cilësisë.

Ata janë shkarkuar brenda ditës nga Qato, ku thuhet se janë të paaftë për të kryer detyrën e tyre.

Ditën e sotme pranë hyrjes së godinës së ARRSH-së, dy persona me listë në dorë nuk lejonin disa persona që të futeshin në ndërtesë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, tentativë për të ndaluar ka pasur dhe për ish-drejtorin Afrim Qendro dhe zv/drejtori Ergys Verdho.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet puna me ppp shkarkime tek arrsh sonila qato puna me ppp shkarkime tek arrsh sonila qato

Sondazh

Poll