Aktualitet

Orakulli Rama, si e parashikoi ‘pafajësinë’ e Saimir Tahirit dy muaj më parë

27 Shkurt 2019, 14:52 Nga DOSJA
Orakulli Rama, si e parashikoi ‘pafajësinë’ e Saimir

Pas thuajse dy vitesh hetime, dosja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfunduar në Gjykatë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tre prokurorët: Arenc Çela, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci kanë dërguar dosjen voluminoze në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Po për çfarë akuzohet ish-ministri?

Ditën e nesërme në orën 13:00, ish-ministri i Brendshëm do të paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzën zyrtare të Prokurorisë, që është “trafik ndërkombëtar i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Përse prezumohet pafajsia e Tahirit?

Më datë 29 Tetor, ishte vetë ish-ministri i Brendshëm ai që depozitoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vendimin e gjykatës italiane të Catania-s për mbylljen e çështjes në ngarkim të tij me akuzën e trafikut të drogës. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes.

Pas përjashtimit Rama merr në mbrojtje Tahirin

Pas shpalljes së pafajsisë së tij nga Prokuroria italiane, kreu i partisë së tij, kryeministri i vendit Edi Rama ‘nxitoi’ që ta mbronte para mediave kur ishte vetë partia që ai drejton që e përjashtoi nga strukturat e PS-së deri në marrjen e një vendimi nga organet shqiptare të drejtësisë.

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama tha se akuzat në adresë të Tahirit ishin një llum i ngritur nga mediat dhe opozita, por që Prokuroria e Katanias i rrëzoi. Duke iu drejtuar mediave, Rama tha se duhet t’i kërkojnë ndjesë ish-ministrit.

“Kërkojini falje si fillim për çfarë i bëtë bazuar te thashethemet e dy përfaqësuesve të llumit që ua dhanë si fakte dhe ju mbushët dynjanë sikur ishin të vërtetat finale. Arritët në pikën që akuzuat mua dhe ne pse nuk e çuam në burg, pastaj shohim të tjerat dhe kërkojini falje se antimafia italiane dhe prokuroria e Katanias i shkoi deri në fund hetimit dhe muhabetet ishin kazan total. Prokuroria e Katanias i quajti kazan. Mbi këtë kazan na kërkuat pse nuk i hoqëm imunitetin dhe pse nuk e çuam në burg. Akuzat ndaj Saimir Tahirit rezultuan kazan. Prokuroria të çojë deri në fund hetimet dhe të thotë fjalën e fundit. Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike”.

Edhe pse Prokuroria dhe Gjykata nuk e kishin thënë fjalën e fundit, kryeministri Rama i besoi organeve italiane të drejtësisë duke parashikuar kështu një fund të njëjtë edhe nga ato shqiptare. Të ketë vallë të drejtë? Do të na duhet të presim deri në datën e seancës për të parë nëse kryeministri Rama e ka parashikuar saktë…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama pafajesia e tahirit rama parashikon pafajesine e tahirit saimir tahiri edi rama pafajesia e tahirit rama parashikon pafajesine e tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2019, 14:08

Tiranë, zjarr në një apartament te Astiri

TIRANË- Një apartament është përshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se flakët kanë përfshirë katin e 6 të një apartamenti. Ndërkohë, dy zjarrfikëse jan...